Skuadra e Gjilanit shënon fitore me rezultat 2:0 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ndaj Feronikelit.
Pikë të mëdha për Gjilanin në lutë për titullin e kampionit, ndërsa vendasit nuk ia dolën të ndalin të paktën një pikë.
Në minutën e 23-të, Sebino Plaku shënon për 0:1 falë edhe një gabimi të portierit Troshupa. Në pjesën e dytë, në minutën e 69-të, Muhamed Useini thellon fitoren në 0:2.
Sërish gaboi portieri Troshopa. Gjilani renditet në pozitën e katërt me 55 pikë, ka 11 më shumë se Feronikeli që është një pozitë më poshtë.