Gjiko thyen heshtjen për akuzat e rënda me të cilat po përballet: Nuk kam dhunuar askënd

0
Gjiko thyen heshtjen për akuzat e rënda me të cilat po përballet: Nuk kam dhunuar askënd
Gjigandi

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, ka tash e sa ditë që po përballet me një akuzë të rëndë.

Në disa media ka qarkulluar lajmi se ai pritej të dilte para gjykatës të premten e kaluar, nën një akuzë për dhunim të një vajze të mitur – rast i cili mendohet të ketë ndodhur në vitin 2015.

Megjithatë, reperi nga Peja, emri i vërtetë i të cilit është Asdren Gjikolli, ka bërë një sqarim publik të hënën për fansat e tij përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.

Foto: Gjiko/Instagram

RonaTyra

Ai ka mohuar me forcë akuzat, duke i quajtur të rreme, gjersa ka bërë të ditur se edhe ai ka angazhuar një zyrë ligjore që të merret me çështjen e kësaj akuze, të cilën ai e quan shpifje dhe mashtrim.

“Të nderuar familjarë dhe miq, gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre më një vajzë 15-vjeçare. Nuk kam mashtruar e as nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është shumë në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë sot, përmes shoqërisë së avokatisë ‘Kërveshi & Partners Law Firm’ kam përgatitur dy paditë e para. Unë besoj se drejtësia do ta nxjerrë në pah pastërtinë time. Në fund, dua t’ju falënderoj të gjithë ata familjarë dhe miq që kanë gjetur kohë të më mbështesin, e unë ashtu siç nuk ju kam koritur kurrë, nuk kam me ju koritë as në të ardhmen”, ka shkruar GJiko në InstaStory.

/abc24.al/

Foto: Gjiko/InstaStory

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu