Gjest simbolik nga Ronaldo

0
Gjigandi

Gjest simbolik nga Ronaldo, ylli i Juventusit dhuratë mjekëve të huaj në Itali që luftojnë koronavirusin.

Kristiano Ronaldo përshëndeti në mënyrë të veçantë mjekët kubanezë që kanë mbërritur prej disa muajsh në Itali për të ndihmuar kolegët në përballimin e koronavirusit.

Ylli i Juventusit u ka dhuruar nga një fanelë të tij së bashku me firmën e tij për secilin prej mjekëve kubanezë të vendosur në qytetin e Torinos.

Ata janë ndjerë të entuziazmuar nga mirënjohja dhe falenderimi i futbollistit portugez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu