Batatina ka disa fjalë për Valmir Veliun pas paraqitjes fantastike ndaj Gjilanit

0
Gjigandi

Dje është zhvilluar ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Llapit, ndeshje kjo e cila ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2.

Në këtë ndeshje, ishte talenti i skuadrës së Llapit, Valmir Veliu i cili pati një paraqitje të jashtëzakonshme, duke arritur të shnëoj edhe dy golat për skuadrën e udhëhequr nga Tahir Batatina.

Ndërsa sot, është pikërisht trajneri Tahir Batatina i cili ka reaguar duke e vlerësuar lartë paraqitjen e tij në këtë ndeshje.

“Dashuria për talentët dhe kur mundi të shpërblehet me rezultat! Ndihem i lumtur që po i përkrahi talentët llapjan por edhe nga të gjitha viset e kombit shqiptar. Krenar me paraqitjen e yllit të skuadrës Valmir Veliu në ndeshjen ndaj Gjilanit”, ka shkruar trajneri llapjan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu