Gjendet trupi i pajetë i një 74 vjecari në lagjen Clirim të Beratit.
Trupi pa shenja jete ndodhej në katin e dytë të një pallati, që dikur ka qenë Konvikti i Vajzave.
Pas viteve 90, aty janë strehuar familjet e pastreha dhe të vetmuarit. Zjarfikësit hynë në shkallë nga dritarja e katit të dytë.
Identiteti i viktimës është shtetasi P.S. Trupi u gjet i dekompozuar. I moshuari mendohet se ka ndërruar jetë prej kohësh, ndërsa shkaqet ende nuk dihen.