Derisa të premten doli lajmi se Facebook kishte blerë Giphy-n, interneti shkoi në panik për shkak të sendit më të vlefshëm tek kjo faqe: GIF-at e Mark Zuckerbergut.
A do ta zhveshë tani këtë platformë drejtori ekzekutiv, nga shumë GIF-a të Zuckerbergut?
Për fat, drejtori dhe redaktori i Giphy, Tyler Menzel, ishte i shpejtë për t’i siguruar të gjithë se është mjaft i sigurt (?) se asgjë nuk do t’i ndodhë GIF-ave të Zuckerbergut.
“Dëgjuam për lajmet se do ti heqim disa GIF-a, posaçërisht ato të Mark Zuckerbergut”, shkroi Menzel në Twitter. “Dua ta bëj të qartë se i heqim vetëm përmbajtjet të cilat shkelin parimet tona”.