Gili: Jam pjesëmarrëse e dy luftave ballkanike, Franca më ofroi azilin politik por nuk e doja dhe…

0
Gili: Jam pjesëmarrëse e dy luftave ballkanike, Franca më ofroi azilin politik por nuk e doja dhe…
Gjigandi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gili, ka qenë këtë javë e ftuar në rubrikën “50 pyetje” të emisionit “Prive.

Ajo i është përgjigjur pyetjeve të shumta mbi jetën profesionale dhe personale të saj, ku ka treguar detaje interesante për fansat e saj.

Ndër të tjerash, Gili tha se gjatë jetës i ka ndodhur të jetë pjesëmarrëse në dy luftëra, por që pavarësisht traumave, ajo e gjeti mënyrën për të tejkaluar vështirësit ë dhe për të vazhduar që me buzëqeshje ta shtyjë përpara pasionin e saj për muzikën.

“Me të dy fëmijët e mi kam përjetuar dy luftat ballkanike. Me Robertin kur ka qenë më i vogël nëntë muajsh e kam përjetuar luftën e Sarajevës, ndërsa me Redonin gjatë shtatzënisë edhe procesi i lindjes së tij ka ndodhur në Luftën e Kosovës. Domethënë jam pjesëmarrëse e dy luftave, edhe kush kish thënë? Ne sot këngëtarët kosovarë jemi plot energji edhe jemi shumë të fortë nuk dorëzophemi asnjëherë, bëhemi sikur nuk kemi përjetuar”, ka thënë Gili.

RonaTyra

Foto: Gili/Instagram

Tutje, këngëtarja emri i vërtetë i të cilës është Fevzie Konushevci – Berani tregoi një detaj shumë interesant nga periudha e luftës së fundit në Kosovë, kur ajo kishte qenë përfituese e azilit në shtetin francez.

Pavarësisht kushteve që i ofroi Franca, interpretuesja e hitit “Me kast” tha se u kthye me gjithë dëshirën dhe vullnetin e saj në Kosovë, duke mohuar të jetë pishman që nuk qëndroi në Francë.

“Kurrë, edhe ku me ditë çfarë statusi po të më jepte Franca, edhe tash e ceka kur isha mysafire në Ambasadën Franceze, që Franca më ka dhuruar dokumentacionin, banesën, rehatinë siç mundet ta ëndërrojë çdo njeri në mes të Parisit. Unë nuk kam dashur edhe jam kthyer me shumë qejf, me shumë vullnet për të jetuar në Prishtinë, për të kontribuuar dhe për të qenë një qytetare e devotshme e Prishtinës”, tha Gili.

E njëjta gjatë intervistë theksoi se është shumë e përmbushurm e të arriturat e saj si nënë dhe vjehërr dhe shpreson ta çojë edhe më përpara këtë mision jetësor.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu