Getinjo për gjyqin e Johnny Depp ndaj Amber Heard: Më në fund dikush që tregon se edhe femrat jan…

0
Getinjo për gjyqin e Johnny Depp ndaj Amber Heard: Më në fund dikush që tregon se edhe femrat jan…
Gjigandi

Ish-çifti i famshëm i Hollywoodit, Johnny Depp, kohëve të fundit kanë qenë ndër emrat më të komentuar në tabloidet ndërkombëtare dhe jo vetëm.

Depp e ka paditur ish-bashkëshorten e tij për shpifje për 50 milionë dollarë apo (47 milionë euro) për një shkrim që kishte bërë në 2018 në

Washington Post

, duke thënë se është viktimë e abuzimit në familje, edhe pse nuk e përmendi aktorin.

Pavarësisht kësaj, Johnny në gjyq ka përmendur disa raste ku ka theksuar se është ai që ka qenë viktimë e dhunës në familje.

RonaTyra

Getinjo (Foto: Instagram)

Një mendim lidhur me rastin që po bën bujë në botë e ka dhënë edhe reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo.

Në shkrimin e ndarë në InstaStory, artisti thekson se dhuna nuk ka gjini dhe nuk janë vetëm burrat ata që kanë faj.

“Më në fund doli dikush në botë që tregoi që ka edhe femra që janë të dhunshme dhe janë njëjtë pak me dasht”, tha ai.

“Dhuna nuk ka gjini! Se na kanë lodhur ‘burrat, burrat, burrat kanë faj gjithmonë”, thekson tutje ai.

Ndërkohë që janë vënë në pah shumë gjëra, po vazhdon akoma gjyqi mes dyshes së famshme në Fairfax, Virginia.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu