Georgina Rodrigues bën postimin e parë që nga humbja e djalit të porsalindur – publikon foton e C…

0
Georgina Rodrigues bën postimin e parë që nga humbja e djalit të porsalindur – publikon foton e C…
Gjigandi

Georgina Rodriguez ka treguar dashurinë e saj për partnerin, Cristiano Ronaldo teksa postoi në Instagram për herë të parë që kur humbën djalin e tyre gjatë lindjes.

Modelja, 28 vjeçe, postoi një fotografi të futbollist 37 vjeç, i cili shihet teksa drejton duart drejt qiellit në shenjë nderimi për binjakun që ndërroi jetë.

Gjesti i tij emocional erdhi kur sulmuesi i Manchester United shënoi kundër Arsenalit gjatë ndeshjes së të shtunës, pasi u kthye në stërvitje pak pasi kishte munguar në ndeshjen e së martës kundër Liverpool.

Georgina ndau një foto të momentit prekës dhe thjesht e shoqëroj postimin me një zemër të bardhë në mbishkrim, shkruan

DailyMail.

Javën e kaluar, Cristiano konfirmoi në rrjetet sociale se ai dhe Georgina, i njohur gjithashtu si Gio, kishin humbur djalin e tyre të porsalindur gjatë lindjes, ndërsa vajza binjake shpëtoi.

Ditë më vonë, ai postoi një përditësim dhe konfirmoi se Georgina u kthye në shtëpi me vajzën e tyre të porsalindur pas vdekjes së vëllait binjak të fëmijës.

Duke postuar një foto për 430 milionë ndjekësit e tij, Ronaldo mbante në krah vajzën e tij ndërsa shoqërohej nga partnerja spanjolle dhe katër fëmijët e tyre – tre prej të cilëve futbollisti i ka me nëna surrogate.

Reprezentuesi portugeze njoftoi në tetor 2021 se priste binjakë me Georgina, të cilën e takoi teksa luante për gjigantët spanjollë Real Madrid.

Megjithatë, një deklaratë e lëshuar të hënën konfirmoi se një nga binjakët e çiftit kishte vdekur, me Ronaldon që e përshkruan humbjen si “dhimbjen më të madhe”.

Georgina ka vajzën Alana me Cristiano. Ylli i Manchester United ka gjithashtu edhe djalin Cristiano Jr dhe binjakët Eva dhe Mateo. /

abc24.al

/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu