Gent Strazimiri “sulmon” maxhorancen: Ka dale tjeter dosje veç 339 dhe 184? – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

TIRANËKreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla depozitoi këtë të martë në Kuvend një projekt-rezolutë, përmes të cilës synohet parandalimi i ndërhyrjeve të huaja në proceset elektorale në vend. Pas kësaj nisme të maxhorancës, ka reaguar menjëherë edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri. Me një shënim në “Facebook”, Gent Strazimiri ironizon veprimin e maxhorancës, ndërsa shtron pyetjen se kush ka dalë i huaj nga ato që janë kapur duke ndërhyrë në zgjedhje si “Babloki? Damiani? Ulsiu? Gjushi? Niçja? Shullazi? Bajrajt? apo dhe Habilajt”. “Ndërhyrjet e huaja në zgjedhje” …?!🤔Kush ka dalë “i huaj” nga ata që janë kapur duke ndërhyrë në zgjedhje: Babloki? Damiani? Ulsiu? Gjushi? Niçja? Shullazi? Bajrajt? Habilajt?Apo ka dalë ndonjë dosje tjetër veç “339” dhe “184”?🤔”-shkruan Strazimiri. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu