Gazmend Haliti – lojtar i Gjeneratës së Republikës 

0
Gjigandi

Sportistët e sportistet, gjyqtarët, trajnerët, sponsorët e donatorët,  familjarët që lëshuan tokat e tyre për fusha të futbollit, e shumë veprimtarë tjerë sportivë, janë heronjtë të sportit në vitet e 90-ta.

Gazmend Haliti i takon Gjeneratës së Republikës. 
Haliti ka qenë futbollist i shquar dhe ka kontribuar në kohën e sakrificës, duke e sfiduar regjimin kriminal serb.

Ai është krenar që sot futbolli ynë frymon lirshëm dhe klubet e sportistët tanë zhvillojnë garat në nivelet më të larta ndërkombëtare. 

Haliti së bashku me mijëra sportistë dhanë gjithçka që kishin mundësi nga vetja që sporti të zhvillohet në kushte të vështira, në fusha të improvizuara dhe kanë qenë vazhdimisht të përndjekur nga pushtuesi serb. 

Përkundër kësaj, ai asnjëherë nuk u ndal dhe së bashku me shokë i realizuan aspiratat e tyre, që sporti të mbijetoi dhe të fuqizohet!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu