Pique zbulon arsyet pse ai dhe Shakira nuk janë martuar ende

0
Pique zbulon arsyet pse ai dhe Shakira nuk janë martuar ende
Gjigandi

Gerard Pique dhe Shakira janë në lidhje që nga viti 2011, por asnjëherë nuk kanë thënë “po” në altar. Janë të shumtë ata që pyesin veten pse nuk janë martuar ende pas më shumë se 11 vitesh bashkë dhe me dy fëmijët e sjellë në jetë. Në fund ka qenë vetë futbollisti, ai që ka shpjeguar situatën, ndonëse këtë e ka bërë edhe në raste të tjera.

Shakira normalisht i referohet Pique si “burri i saj”, edhe pse ata nuk janë ngjitur në altar. Pavarësisht kësaj, vetë këngëtarja është shprehur se ndihet shumë rehat me lidhjen aktuale dhe thekson se i pëlqen ideja për të qenë “e dashura” e Pique. Sipas kolumbianes, mos qenia gruaja e tij zyrtare e bën atë më të vetëdijshëm për marrëdhënien.

Pse Pique dhe Shakira nuk janë martuar? Lojtari ka folur për këtë çështje. Gjatë një interviste me ish-futbollistin Gary Neville, ai u pyet për këtë situatë dhe nëse kishte ndryshuar mendje. “Do t’ju thoja që nëse do të kishte qenë kështu, nuk do të kisha asnjë problem, por nuk është kështu”, – ka shpjeguar ai i qetë dhe në një atmosferë të relaksuar.

“Ky është mentaliteti i tyre, – vazhdoi Gary Neville. – Nuk është diçka shumë alarmante po të kemi parasysh se lidhja e tyre është konsoliduar prej shumë vitesh dhe mos harroni se kanë dy fëmijë të përbashkët”. Të njëjtën gjë ka nënvizuar edhe vetë lojtari katalanas: “Ne kemi dy fëmijë, nëntë dhe shtatë vjeç tashmë”.

Tani, e gjithë kjo histori ka një përgjigje shumë më të thjeshtë. Pse nuk janë martuar Shakira dhe Pique? Epo, sepse, duke marrë parasysh këndvështrimin e të dyve në çdo kohë, nuk ia kanë bërë ftesën njëri-tjetrit për në altar. As ai dhe as ajo nuk i kanë kërkuar tjetrit të martohen, kjo është përgjigja më logjike dhe më e qartë.

RonaTyra

Ata janë të kënaqur me marrëdhënien aktuale dhe në fund kjo është gjëja më e rëndësishme. “Më pëlqen si jemi tani, si funksionojmë si çift. Jo, ne nuk e ndjejmë nevojën për t’u martuar”, – ka shpjeguar lojtari Blaugrana.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu