Blick
, i ka dedikuar një artikull artistes shqiptare, Loredana Zefi, e cila prej vitesh jeton dhe vepron mes Zvicrës e Gjermanisë.
Në artikull është shkruar për një fotografi të reperes me ish-lojtarin e Baselit, Edon Zhegrovën.
Reperja Loredan (26-vjeçare) gushtin e kaluar ndau me ndjekësit në Instagram se ajo dhe Mozzik (26-vjeçar) janë ndarë sërish.
Foto: Screenshot/Blick
“Ne jemi vetëm dy njerëz kokëfortë që nuk mundemi as me e as pa njëri-tjetrin”, ka shkruar ajo.
Ndarja nuk do të ndryshojë asgjë në situatën familjare: Loredana thekson vazhdimisht se ajo dhe Mozzik kanë ende një marrëdhënie shumë të mirë – për hir të vajzës së tyre, Hanës (trevjeçare).
Këngëtarja në fundjavë është shfaqur krah për krah me ish-lojtarin e FC Baselit, Edon Zhegrova, në një postim të ndarë në InstaStory dhe kështu ka ndezur edhe thashethemet.
Fotoja e tyre ndez thashethemet
Pak muaj më parë biondja tha për
“Promiflash”
se aktualisht nuk është në kërkim të një mashkulli të ri.
“Jam shumë e lumtur me veten, kjo mund të tingëllojë arrogante – por po e shijoj jetën time”, thotë Loredana.
Por ajo shton: “Unë besoj përsëri në dashurinë e vërtetë dhe jam shumë e interesuar për të!. A është sërish e dashuruar?”.
Foto: Screenshot/Instagram
Një fotografi që 26-vjeçarja e ka postuar gjatë fundjavës ka ndezur aludimet.
Ylli nga Kosova (23-vjeçar) aktualisht është nën kontratë me klubin francez OSC Lille. Të dy janë mjaft të famshëm.
Marrëdhënia mes tyre nuk është ende e qartë.
/abc24.al/
Foto: Screenshot/Instagram