Gati të heqë taksën për Serbinë, lavdëron SHBA-në – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Albin Kurti , ka deklaruar për gazetën austriake “Standard” se në krye të qeverisë së re ai do të heqë taksën 100% për mallrat serbe. Kurti ka shtuar se ai do ta zëvendësojë taksën me reciprocitetin në raport me Serbinë.“Ne do ta zëvendësojmë taksën me parimin e reciprocitetit. Për shembull, Beogradi duhet t’i pranojë targat tona dhe dokumentet, në të cilët shkruan Republika e Kosovës.Duam ta sqarojmë fatin e të zhdukurve, pavarësisht kombësisë, të gjinden edhe serbët edhe romët.Duhet të formohen ekipet e përbashkëta të hetuesve kosovarë, serbë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të analizonin varrezat masive.Serbia i detyrohet Kosovës edhe për kompensim të luftës, një fond pensioni dhe 1.200 artefakte”, është shprehur Kurti.Po kështu ai ka folur thuajse njësoj si kryeministri grek Mitsotakis që sapo mori detyrën deklaroi se për Marrëveshjen e Prespës do të zbatojë ligjin.Kreu i Vetëvendosjes ka bërë një hap pas për sa i përket bashkimit kombëtar përderisa Kushtetuta nuk e lejon referendumin.“Megjithatë, referendumi nuk lejohet, kështu që unë do ta respektoj kushtetutën derisa një ditë të jemi në gjendje që ta ndryshojmë atë në mënyrë paqësore  dhe demokratike. E kjo nuk pritet të ndodhë shpejt”, ka thënë Kurti, që ka ndërruar menjëherë kostumin.Ndërsa në një intervistë të gjatë me gazetën konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” Albin Kurti ka thënë se në shumë kryeqytete nuk kanë përshtypje të mirë për Kosovën, ndaj “është në interesin tonë të luftojmë korrupsionin”.Kurti e lavdëroi ambasadorin amerikan Philip Kosnett, për të cilin tha se po angazhohet fuqishëm kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe për sundim të ligjit.Këto, sipas Kurtit, janë edhe prioritete të Vetëvendosjes. Kohëve të fundit, shtoi Kurti, politikanët që qeverisën Kosovën ishin të gatshëm t’i shkatërrojnë edhe raportet me Amerikën vetëm e vetëm për të shpëtuar politikën e tyre të korruptuar.“Kur është fjala për paratë dhe pasurinë e tyre, atëherë ata bëhen të padëgjueshëm edhe ndaj Shteteve të Bashkuara. Çfarë befasie…”.Sipas Kurtit prokuroria, policia, në përgjithësi krejt aparati i drejtësisë dhe shërbimet sekrete në Kosovë si dhe disa biznesmenë janë të përfshirë në kapjen e shtetit.“Unë kam vullnet ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet e larta dhe kam vullnet t’u jap fund monopoleve të oligarkëve në Kosovë. Për të pasur sukses na duhet përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai.Kurti deklaroi se nëse bëhet kryeministër, bashkëpunimi i tij me presidentin Hashim Thaçi nuk do të jetë i lehtë.Më së miri, sipas liderit të VV-së, do të ishte nëse Thaçi “tërhiqet nga posti i presidentit dhe nga politika”.Kurti e akuzoi Thaçin se me idenë për ndryshimin e kufijve e ka shkatërruar imazhin e shtetit.“Pas çlirimit nga pushtimi serb në vitin 1999 dhe pas shpalljes së pavarësisë më 2008, tani na duhet një kthesë e tretë, gjatë së cilës duhet të largohen nga jeta publike e këtij vendi politikanët e korruptuar si Thaçi”, u shpreh Kurti.Kurti theksoi nevojën që Kosova ta reformojë sistemin arsimor.“Kkemi 6 mijë avokatë, por gjysma nuk kanë punë. Papunësia kalon mbi 50 për qind”.Sa i përket qëndrimit të tij ndaj simboleve të Kosovës, Kurti tha shkurt se kjo nuk është fare prioritet i qeverisë së tij, “njëherë duhet ta shpëtojmë shtetin e kapur”.Ai tha se te flamuri i Kosovës sheh një gjë pozitive: që në hartën e tij është edhe veriu, të cilin presidenti deshi ta shkëpusë nga vendi.“E respektoj dhe e dua shtetin e Kosovës, por gjuha jonë, kultura dhe historia janë shqiptare, kjo domethënë që ne jemi një komb me dy shtete”, deklaroi Kurti, i cili u distancua nga e kaluara e tij kur tha se hedhja e gazit lotsjellës ka qenë një veprim në një situatë urgjence dhe nuk do të përsëritet më.“Duam sundim të ligjit”, shtoi ai.Në pyetjen nëse është korrekte që VV të përshkruhet si parti e majtë nacionaliste, Kurti tha:“Ne jemi parti socialdemokrate. Nëse te ne gjenden gjurmë të patriotizmit, atëherë ky është më shumë patriotizëm antikolonial.Nuk ka të bëjë asgjë me nacionalizmin siç e shohim shpesh në BE. Qëllimi ynë është barazia”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu