Arrestimi i drejtorit të Ujësjellësit, reagon Berisha: Vodhi shtëpinë e Benzema, e denoncova në 2019

0
Arrestimi i drejtorit të Ujësjellësit, reagon Berisha: Vodhi shtëpinë e Benzema, e denoncova në 2019
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit. Alfred Prodani është arrestuar për t’u ekstraduar në Spanjë. 41-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar , pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti-ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Berisha ka risjellë një denoncim të tij në vitin 2019, ku thuhej se Prodani ishte një prej hajdutëve të shtëpisë së yllit të Real Madridit, Karim Benzema.

Në postimin e tij të fundit, Berisha shkruan se administrata e qeverisë Rama është e mbushur me

“hajdutë dhe kriminelë!”.

“Alfred Prodani, drejtori i Ujësjellësit Laç arrestohet për 40 vjedhje e grabitje me dhunë dhe ekstradohet në Spanjë. Me dt 12.11. 2019 qytetari dixhital e denoncoi atë.

RonaTyra

Këtu me poshtë keni kroniken e atij denoncimi dhe mesazhin e sotëm të një qytetari dixhital!

“Dua te them diçka ec ta besh mediatike ce Drejtori I ujësjellësit te Laçit, Alfred Prodani asht arrestuar sot ne ore 10 te paradites nga Interpoli per vjedhje grabitje me dhun ne Spain ai ndodhe para burgumit ne tiran pritet te ekstradohet natën e mir zoti te rujt”-

shkruan Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu