Gafa e skuadrës angleze, Bin Laden tifoz në stadium

0
Gjigandi

Për momentin, tifozët anglezë nuk kanë mundësi të ndjekin “live” ndeshjet e skuadrave të tyre për shkak të koronavirus. Mjaft klube kanë gjetur mënyra alternative për të mos lënë bosh shkallët e stadiumit. Një nga idetë më të përhapura është ajo e vendosjes së manekinëve apo fytyrave prej kartoni në vednet bosh.

Por skuadra e Leeds United ka bërë vërtet një gafë të madhe. Kur pamjet televizive tregonin para ndeshjes personazhet prej kartoni të ulura në shkallët e stadiumit, mes tyre është shfaqur edhe figura e Osama Bin Laden. Madje terroristi më i famshëm në botë ishte i ulur në reshtin e parë.

Osama Bin Laden, terroristi i famshëm i Al Kaedës, është konsideruar si përgjegjësi kryesor për sulmet e 11 shtatorit në Amerikë. Për fat, klubi i Leeds United e ka ndrequr shpejt gabimin, para se të niste ndeshja me Fulham.

“Nuk do të vendosim më fotografi të tilla në tribunat e tifozëve”, thanë drejtuedit eë klubit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu