Gabriel Jesus shihet si pasues i Lautaros, Interi përgatitë ofertën e majme për brazilianin

0
Gjigandi

Interi ka kthyer sytë ka kampionati anglez në vitet e fundit për tu përforcuar.

Romelu Lukaku, Christian Eriksen, Ashley Young apo Alexis Sanchez janë vetëm disa nga lojtarët që i janë bashkuar Neroazzurëve nga Liga Premier.

Interi është shumë pranë ta shes Lautaro Martinezin te Barcelona dhe zikaltërtit tanimë kanë gjetur zëvendësuesin e argjentinasit.

Mediat italiane dhe ato angleze kanë raportuar se Bepe Marota ka pasur disa biseda me agjentin e sulmuesit brazilian Gabriel Jesus.

RonaTyra

23-vjeçari është gati të largohet nga Manchester City nëse klubi anglez dënohet përfundimisht me dy vite mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

E për ta bindur Cityn që të heqë dorë nga ylli i tyre, Inter është duke përgatitur një ofertë prej 80 milionë eurove.

Në anën tjetër për brazilianin po bëhet gati një kontratë pesë vjeçare ku Jesus mund të fitojë deri në tetë milionë euro në sezon te Interi.

Trajneri i Interit, Antonio Conte e pëlqen shumë lojtarin dhe beson se ai do të ishte partneri i duhur për Romelun Lukakun në repartin ofensivë të Interit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu