Futbollisti turk e mbyti djalin e tij pesëvjeçar

0
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Opinion turk është i tronditur nga rasti i futbollistit Cevhar Toktas i cili mbyti djalin e tij pesë vjeçar në spital.

Toktas, i cili luan për në skuadrën e ligës së katërt turke Bursa Yildirim, u pranua në spital më 23 prill së bashku me djalin e tij që ishte pozitiv për koronavirus. Djali u transferua në kujdes intensiv ku vdiq dy orë më vonë në prani të babait të tij. Mjekët ia atribuan vdekjen komplikimeve të frymëmarrjes të shkaktuara nga koronavirusi dhe gjithçka dukej si një rast shumë i trishtuar, përcjell korneri.

Por, shpejt doli të ishte një vrasje e tmerrshme pasi Toktas 11 ditë më vonë vet shkoi në polici dhe dëshmoi se çfarë kishte ndodhur.

“Djali im ishte shtrirë në shpinë dhe unë i vura një jastëk në kokë. Unë e mbajta atë ashtu për pesëmbëdhjetë minuta pa frymarrje, dhe djali im po luftonte për jetën e tij gjatë gjithë kohës. Kur ndjeva se ai kishte ndaluar së marrë frymë, unë kapa jastëkun dhe thirra mjekët për ndihmë, në mënyrë që asgjë të mos ushte e dyshimtë, “tha 32-vjeçari para policisë dhe më pas i shokoi edhe më shumë.

RonaTyra

“Unë nuk e kam dashur atë që kur ka lindur. Unë nuk e di pse. E vetmja arsye pse e vrava është sepse nuk e doja,” tha Toktas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu