Zayn Malik dhe Gigi Hadid planifikojnë të martohen

0
Gjigandi

Zayn po planifikon të martohet me Gigin.

Pasi pushtuan të gjitha mediat me lajmin se po bëhen prindër edhe martesa është e pritshme, shkruajnë mediat e huaja.

Një burim për HollywoodLife ka thënë se Zayn është i vendosur për të ndërmarrë këtë hap me supermodelen.

“Zayn është i vendosur të martohet me Gigin. Ata nuk kanë bërë asnjë njoftim në lidhje me një fejesë, por është vetëm çështje kohe. Ata planifikojnë një dasmë të madhe. Gigi ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me familjen e Zayn, ata e duan atë dhe sa më shpejt që të mund të udhëtojnë do duan të vijnë në Amerikë për të festuar për foshnjën e tyre. Nëna e Gigit dhe mamaja e Zayn flasin gjatë gjithë kohës dhe ata kanë një ftesë të hapur për të ardhur dhe për të qëndruar në fermë”, ka thënë ky burim.

Kujtojmë se çifti i kanë pasur uljet-ngritjet e tyre mirëpo duket se tani është normalizuar gjithçka.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu