Futbollisti shqiptar tregon për lëndimin

0
Gjigandi

Futbollisti shqiptar tregon për lëndimin

Mesfushori kuqezi, Klaus Gjasula, luajti vetëm 45 minuta në ndeshjen e rikthimit në Bundesligën gjermane me skuadrën e Paderbornit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare mori një goditje në fytyrë dhe gjithashtu ishte i ndëshkuar me të verdhë. Për këtë, pra për të mos rrezikuar, stafi vendosi zëvendësimin e tij.

“Sezonin e fundit e kam pasur hundën të thyer dhe prej aty kam herë pas here probleme me frymëmarrjen.

Pasi më ra topi në fytyrë, kisha edhe karton të verdhë dhe për të mos rrezikuar tani që janë 5 zëvendësime, trajneri më zëvendësoi. Por jam mirë me shëndet dhe nuk kam pasoja”, ka sqaruar mesfushori i Kombëtares dhe i skuadrës së Bundesligës gjermane për “Panorama Sport”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu