Ish-futbollisti i Shqipërisë U21 Qazim Laçi do të vazhdojë të luajë për ekipin e Ajaços deri në vitin 2023.
Klubi korsikan njoftoi në faqen e tij zyrtare se 24-vjeçari shqiptar ka rinovuar kontratën për 3 vitet e ardhshme.
Laçi luan prej 3 vitesh me Ajaçon, kurse këtë sezon është aktivizuar në 27 ndeshje të kategorisë së dytë të futbollit fracez duke realizuar 3 gola.
Ish-futbollisti i Olimpiakosit është në pritje të debutimit me fanelën kuqezi.