Futbollisti Lirim Kastrati bëhet baba për herë të parë

0
Futbollisti Lirim Kastrati bëhet baba për herë të parë
Gjigandi

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur partnerja e tij, modelja kroate, Angela Simac, në postimet e reja që ka shpërndarë në InstaStory.

Ajo në njërën nga imazhet ka mbuluar fytyrën e foshnjës duke treguar se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Angela Simac (Foto: Instagram)

RonaTyra

“Edhe pse kam lindur me prerje cezariane, dhimbja është minimale”, ka thënë ajo duke mos zbuluar më shumë rreth gjinisë së foshnjës.

Çifti duhet theksuar se po shijojnë një lidhje dashurie prej më shumë se një vit, meqenëse Kastrati jeton dhe vepron në Kroaci.

Angela Simac (Foto: Instagram)

Ai po ecën mjaft mirë edhe në karrierën profesionale, ndërsa futbollisti nga Kamenica momentalisht luan për Legia Varshava.

Modelja, tani e njohur në Kroaci, në Instagram numëron 115 mijë ndjekës.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu