Mesfushori i Prishtinës, Lorik Boshnjaku është dërguar me urgjencë në spital pas përfundimit të derbit Gjilani – Prishtina.
Faqja zyrtare e Prishtinës ka njoftuar se Boshnjaku ka prerë dorën dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Pas përfundimit të ndeshjes u krijua një tollovi në fushë, ku futbollistët e Prishtinës së bashku me trajnerin Dallku kërkuan sqarime nga gjyqtarët e ndeshjes.
Ndër ta ishte edhe mesfushori Boshnjaku, i cili me lotë në sy kërkonte sqarime nga gjyqtari kryesor i ndeshjes Kreshnik Vula.
Prishtina këtë derbi e përfundoi me një futbollistë më pak në fushë, pasi portieri Visar Bekaj u ndëshkua me kartonë të kuq direkt pas një dueli me Gerhard Prognin e Gjilanit.
Gjilani ka mposhtur Prishtinën me rezultat 2:1.