Gjermani, Max Kruse ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën me gjigantin turk Fenerbahce.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Fenerbahces, nëpërmjet një postimi.
“Klubi ynë nuk ka asnjë borxh ndaj futbollistit përpara procesit të pandemisë. Në këtë kontekst, largimi i tij është i padrejtë dhe i pabazuar. Rasti do të zhvendoset në gjykatën sportive dhe do të bëhet çdo përpjekje për interesat e klubit tonë”.
“Ne e paraqesim atë para komunitetit tonë dhe publikut”, njofton klubi i Fenerbahces.