Sulmuesi i Juventusit, Douglas Costa, është një nga futbollistët më të mirë të bardhezinjëve. Braziliani është shumë i talentuar, por karriera e tij ka qenë e shoqëruar me dëmtime të shumta që e kanë mbajtur jashtë fushash për shumë kohë.
29-vjeçari ka bërë një intervistë shumë interesante ku pranon se ka menduar dhe të hiqte dorë nga futbolli. “Kishte disa momente që mendoja: ‘A mund të luaj sërish?’, sepse futesha në fushë dhe dëmtohesha shërish.
“Pastaj kur shihja futboll në TV mendoja se ky është pasioni im dhe unë ende mund të bëj mirë në nivele të larta. Futbolli më mban gjallë dhe nuk ka të bëjë aspak me faktin e të fituarit para dhe të jesh i famshëm”, – tha ai.