Futbolli italian sheh dritën në fund të tunelit.
Takime, bisedime, këshilla ekspertësh por edhe reflektim nga qeveria, që mesa duket pas më shumë se dy muajsh është e orientuar t’I japën dritën jeshile futbollit dhe tashmë situata është zbutur.
Takimet e sotme mes organeve kompetente të futbollit po bëhen pikërisht në kuadrin e rihapjes. Dhe, një tjetër zë shpresdhënës vjen nga nënsekretarja e Minsitrisë së Shëndetësisë, Sandra Zampa, që u shpreh për “Radio Punto Nuovo”, shkruan telesport.
“Po shkohet drejt zgjidhjes dhe është ajo që të gjithë tifozët presin me padurim. Natyrisht, drita jeshile ende nuk ka ardhur, por drejtimi që kemi marrë është ai i duhuri! Për momentin ballafaqimi lidhet me stërvitjet individuale, por shumë shpejt do të vijë edhe ballafaqimi kryesor për të rihapur futbollin”.