Policia ka vënë në pranga 8 persona në Fushë-Krujë, ndërsa ka shpallur në kërkim 3 të tjerë për veprat penale” Kultivimi i bimëve narkotike” e kyer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.
Të arrestuarit janë shtetasit:E. S., 32 vjeç, banues në Arramerras, Fushë – Krujë;Y. S., 27 vjeç, banues në Arrameras, Fushë – Krujë;A. C., 26 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë;R. C., 34 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë; Gj. C., 46 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë;G. S., 32 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë;Gj. S., 32 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë;L. S., 50 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë.
Në kërkim janë shpallur shtetasit: A. S., 50 vjeç , Sh. S., 40 vjeç dhe K. S., 46 vjeç,.
Ndërkohë, është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasi Gj. L., 53 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë, kryeplaku i fshatit Gramëz.