Fury habit se çka thotë për Mike Tyson e Muhammed Ali

0
Gjigandi

Tyson Fury pretendon se nuk do ta kishte aspak problem ta mposhte Mike Tysonin në kulmin e karrierës së tij apo Muhammad Ali-n, përderisa e vlerësoi veten si boksierin më të mirë të peshave të rënda në një mijë vjetët e fundit.

Kampioni i WBC-së synon të bëhet kampion i unifikuar i peshave të rënda në boks duke e mposhtur Anthony Joshuan në dy meçet që do të zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm.

Fury beson se ai e ka të sigurt që do t’i marrë të katërt trofetë botërorë të peshave të rënda në boks, ndërsa shton se ai boksieri legjendar, Mike Tyson, s’do ta kishte mundur ta ndalte në arritjen e këtij qëllimi.

Mike Tyson dëshiron të kthehet në ringun e boksit për t’i zhvilluar disa meçe miqësore për bamirësi. Megjithatë, Fury beson se, as në kulmin e karrierës së vet, amerikani s’do të mundë ta kishte mposhtur atë.

“Nuk ka ndonjë boksier në një mijë vjetët e fundit që mund të më kishte rrëzuar apo mposhtur mua. S’po flas vetëm për Mike Tysonin e viteve të 80-ta, por as Muhammad Ali, Joe Louis, Lennox Leëis, George Foreman, Ken Norton, Rocky Marciano, Floyd Patterson, Gene Tunney, Jem Mace, John L. Sullivan”, u shpreh Fury.

RonaTyra

“Që nga fillimi, asnjëri prej tyre nuk do të mundë të më kishte mposhtur. Unë jam thjesht shumë i madh, shumë i mirë dhe mund të luaj në shumë stile të ndryshme për ta. Unë përshtatem mirë dhe ata s’do të mundë të më kishin mposhtur kurrë”.

“Unë jam boksieri më i mirë që ka jetuar ndonjëherë. S’po flas vetëm për peshat e rënda, por në përgjithësi, jam luftëtari më i mirë që ka jetuar ndonjëherë. Si ju duket kjo modestia ime?!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu