Fshihej prej vitesh në Itali, arrestohet shqiptari në kërkim ndërkombëtar për mashtrim

0
Gjigandi

Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimin e një shtetasi shqiptarë në kërkim ndërkombëtarë në qytetin e Bergamos në Itali.

Shtetasi Renato Numani, 54 vjeç, nga Fieri, fshihej prej disa vitesh në Bergamo të Italisë, ku jetonte me familjen e tij.

54-vjeçari i ishte i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrim”, pasi në vitin 2015 i ka marrë një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, 10 milionë lekë [rreth 80,000 euro].

“Pas informacioneve të grumbulluara nga FAST Albania, për vendndodhjen e 1 shtetasi në kërkim, i cili jetonte në Itali, dhe pas përcjelljes së këtyre informacioneve homologëve të FAST Italia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bergamo”, është bërë e mundur që në qytetin Bergamo të Italisë, të kapet nga FAST Italia, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Renato Numani, 54 vjeç, nga Fieri”, ka thënë policia shqipare.

“Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon punën për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë”, ka theksuar policia.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu