Video/ Ndodh për herë të parë! Gazetarja shqiptare shpërthen minën anti-tank

0
84
Gjigandi

Një ndodhi interesante dhe të veçantë ka përjetuar gazetarja Aurora Golemi teksa ishte duke raportuar në ish rajonin Nagorno-Karabak, Azerbajxhan gjatë vizitës katër ditore nëpër territorin e çliruar ku ishte me xhirime.

Në distriktin Fuzuli në Karabak, territori është ende i minuar nga minat e fshehura të forcave armene. Shoqëruesit porositën disa herë gazetaren Golemi dhe operatorin Gjolana që të mos shkëputen për asnjë motiv e për asnjë moment nga grupi për të xhiruar larg vëmendjes së tyre, për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

ANAMA, agjencia kombëtare e Azerbajxhanit për Pastrimin e Minave dhe njësitë e fortifikimit të Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit po punojnë intensivisht në garë më kohën për të realizuar në kohë procesin e çminimit.

Pas intervistës, përgjegjësi i grupit të ANEMA-s Habil Babayev kërkoi që gazetarja të shpërthente një minë anti-tank të fshehur nga armenët e të sapo gjetur nga personeli. Dëshirë që gazetarja Aurora Golemi e realizoi duke e bëre pjesë të xhirimeve si një moment tejet të veçantë e krejt të pazakontë të vizitës anembanë Karabakut.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu