Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se fshati Ratkoc tash e tutje ka tregun e kompletuar mirë dhe me gjithë infrastrukturën e nevojshme.
Ai tregoi detaje mbi financimin e këtij projekti.
“Jam i gëzuar që me zëvendës ministrin e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, kryetarin e fshatit Beqë Shala, drejtorin për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, Erhan Morina si dhe me bashkëpunëtorët e bashkëqytetarët, sot përuruam këtë projekt.
Projekti në vlerën prej 69,996,98 €, është bashkëfinancim i Ministrisë për Zhvillim Rajonal dhe Komunës së Rahovecit, ku 50,000 € janë ndarë nga MZHR dhe 19,996.88 € nga Komuna”
, ka shkruar ai.