“Fqinjin nuk e zgjedh”/ Rama: Shengeni Ballkanik është interes strategjik i Shqipërisë dhe Kosovës

0
Gjigandi

Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp, pas vizitës dyditore në Kosovë, Edi Rama foli edhe sa i takon Shengenit Ballkanik.

“Unë mbetem ai që kam qenë dhe jam ai që jam, mendoj që kush nuk ndryshon mendim s’është domosdoshmërisht një njeri i mençur por Shengeni Ballkanik është interes strategjik i Shqipërisë dhe Kosovës. Sikur të mos kishim humbur kohë me lloj lloj konspiracionesh, kufiri aty do ishte sikur vjen nga Prishtina këtu në aeroport. S’do kishte asnjë kontroll për arsyen se kjo është mundësuar falë negociatave me presidentin e Serbisë dhe në këtë proces s’duhet të harrojmë që jemi në paqe dhe në pafe duhet t’i kemi korsitë të ndara edhe për pjesën e trajtimit të krimeve të luftës, edhe për aspektet ekonomike dhe sociale. Fqinjin nuk e zgjedh, presidentin e Serbisë nuk e zgjedhim ne, ne zgjedhim interesin tonë strategjik. Shengeni ballkanik është interes strategjik i shqiptarëve… me Shengenin Ballkanik të gjitha vendet, Shqipëria dhe Kosova kanë hyrje dhe dalje të përbashkëta, kush hyn në aeroportin Adem Jashari është i lirë të lëvizë deri në Sarandë pa u kontrolluar. E kemi ne luksin të flasim idiotësira të aneksimeve, ndërkohë që koha kalon, nevoja jonë për njehsim është kaq e madhe në rajon, patjetër edhe këtu. Kemi kohë të humbasim me filozofira, me politika të ngushta elektorale, si ajo e mbajtjes pafund të takës 100% që nuk u shfrytëzua as për atë që mund të shfrytëzohej. Ne kemi 2 shtete, dy shtëpi dhe në këtë shtëpi ka të tjerë që vendosin, nuk vendos unë.”

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu