Audi RS4 dhe BMW M340i takohen në garën e shpejtësisë

0
Gjigandi

Avant RS4 ka më shumë fuqi, por nuk është domosdoshmërisht më e shpejtë gjatë gjithë kohës.

Është beteja e dy makinave gjermane dhe është një betejë mjaft e ashpër deri në sekondat e fundit të garës.

BMW M340i ka një motor 3.0 dhe ka 382 kuaj fuqi. Ndërsa Avant RS4 futet në garë me një motor 2.9 turbo V6 me 444 kuaj fuqi. Të dy peshojnë (1.750 kilogram).

Vetëm nga shikimi i numrave, ju mund të prisni që RS4 të fitonte kundër M340i në garën e shpejtësisë. Sidoqoftë, BMW në të vërtetë fiton garën, edhe pse kishte performanca më të dobëta se Audi RS4.

Deri në fund këto makina ishin shumë ngushtë njëra me tjetrën në një garë mjaft interesante, por në fund BWM fiton garën vetëm disa sekonda para Audi-së.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu