Fotot/ Shfaqja misterioze e akullit rozë në Alpe mund të ketë pasoja shkatërruese

0
Gjigandi

Shkencëtarët në Itali po hetojnë shfaqjen misterioze të një pigmenti ngjyrë rozë në Alpe, të shkaktuara nga algat që përshpejtojnë efektet e ndryshimit të klimës.

Shkencëtarët po debatojnë për prejardhjen e algës në fjalë, por Biagio Di Mauro nga Këshilli Kombëtar i Kërkimit i Italisë tha se bora rozë e vëzhguar në pjesë të akullnajës Presena ka të ngjarë të shkaktohet nga e njëjta bimë që gjendet në Grenlandë.
“Alga nuk është e rrezikshme, është një fenomen natyror që ndodh gjatë periudhave të pranverës dhe verës në gjerësi të mesme por edhe te polet”, tha Di Mauro, i cili kishte studiuar më parë algat në akullnajën Morteratsch në Zvicër.
Bima, e njohur si Ancylonema nordenskioeldii, është e pranishme në të ashtuquajturën Zonë e Errët të Grenlandës, ku akulli po shkrihet gjithashtu.
Normalisht, akulli pasqyron më shumë se 80 përqind të rrezatimit të diellit përsëri në atmosferë, por ndërsa shfaqen algat, ato errësojnë akullin në mënyrë që të thith nxehtësinë dhe të shkrihet më shpejt.
Akullnajat e përhershme janë disa nga vendet më të veçanta dhe të çmuara në botë, nga momenti që përfaqësojnë rezervuarin më të madh të ujit të pijshëm në planet.
Por sipërfaqja e tyre po tkurret çdo vit e më shumë nga faktorë të ndryshëm, më së shumti për ngrohjen globale.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu