Fotot ‘pikante’/ Çfarë nuk u pa nga seanca e sotme parlamentare

0
Gjigandi
Nga: Adela Qerosi

Seanca e sotme parlamentare u shoqërua me një sërë debatesh lidhur me mungesën e kryeministrit Rama në Kuvend. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren teksa mazhoranca vijoi mes zhurmës me votimin e projektligjeve.

Opozita kundërshtoi mbajtjen e interpelancës me ministren Spiropali, të deleguar nga kryeministri Rama. Ata goditën tavolinat me bidona uji, duatrokisnin dhe përdorën bilbil për të krijuar sa më shumë kakofoni.

Në mes të gjithë këtij kaosi, deputeti i mazhorancë Shalsi vijonte ‘i qetë’ lojën e tij të shahut në laptop. Nga ana tjetër, një pjesë e opozitarëve komunikonin me letra me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën dhe kryeministrin Rama, teksa të tjerët krijonin zhurmë.

 

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu