Katër gjërat që s’duhet t’i thoni kur fëmijët tuaj gënjejnë

0
Gjigandi

Herën e parë që më gënjeu djali im, e mora shumë personalisht. Edhe pse e dija që një ditë kjo gjë të ndodhte, nuk mund të mos shqetësohesha. Më pas, fillova ta kapja edhe herë të tjera teksa më thoshte gënjeshtra dhe nisa të pyesja veten:”A ka diçka që nuk shkon?”.Megjithatë, duhej t’i kujtoja vetes se fëmijët janë njerëz, dhe ndonjëherë njerëzit gënjejnë.

Gjithsesi doja t’i shkoja menjëherë në fund, pra të shmangia gënjeshtrat e tim biri dhe bashkë me to edhe problemet e ardhshme. Megjithatë, kur fillova të bëja kërkime në internet, e kuptova se qasja ime kishte qenë qënë fillim e gabuar. Në varësi të mënyrës se si e trajtoni fëmijën tuaj kur gënjen, kjo do të bëjë edhe diferencën e madhe. Ja cilat janë 4 gjëra që duhet të mos ia thoni fëmijës tuaj, kur e kapni duke thënë një gënjeshtër.

1. Do të të besoj vetëm një herë, me kushtin që të mos ndodhë më në të ardhmen

Në fillim e përdorja shpesh këtë frazë, derisa e kuptova se kjo strategji nuk do të funksiononte. Kur e thoni këtë fjali, jeni duke shprehur dyshime, por nuk e adresoni problemin. Kur fëmija juaj gënjen, ju duhet ta përballoni atë përmes një bisede të drejtpërdrejtë.

2. Ma shpjego pak këtë

RonaTyra

Synimi im me këtë pyetje, ishte ta bëja atë që të më ndihmonte që ta kuptoja. Megjithatë, fëmija im është i zgjuar dhe dinte të më thoshte saktësisht atë që duhej të dëgjoja. Por në vend të kësaj, kërkojuni fëmijëve tuaj të jenë të sinqertë, dhe bëjauni të ditur se jeni gjithmonë të vetëdijshëm kur ata gënjejnë.

3. A po thua të vërtetën?

Këtë pyetje të gabuar ia kam bërë gjithmonë tim biri, kur kam pasur ndjesinë se po më gënjente. Por sapo kam shprehur dyshime se po gënjen, ai është zemëruar. Kur ia bëni këtë pyetje, krijoni terrenin që kjo të ndodhë. Në vend të kësaj, provoni një qasje më të drejtpërdrejtë.

4. Nuk do të të besoj më kurrë

Kur ia thoni këtë nga zhgënjimi, po krijoni terrenin për situata të ngjashme tjera në të ardhmen. Sepse ata mund të pyesin veten:”Nëse nuk do të më besojnë më kurrë, atëherë çfarë kuptimi ka të them të vërtetën?”. Ndaj duhet qët’i besoni sërish atij. Sigurisht, do t’iu duhet pak kohë. Mjafton të vazhdoni të punoni me ta dhe t’i nxisni të korrigjojë sjelljen. Përsëritjani vazhdimisht se cilat janë pasojat e gënjeshtrave dhe mos lejoni hapësirë për to.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu