Një protestë e pazakontë është shënuar në Hamburg të Gjermanisë, ku punëtoret e seksit kanë kërkuar që bordellot të mos mbyllen në periudhë të pandemisë.
Punëtoret e seksit, në vendet në Gjermani ku lejohet prostituimi kanë thënë se ata “nuk përbëjnë rrezik për përhapje të Covid-19”, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.
“Profesioni më i vjetër në botë ka nevojë për ndihmën tuaj”, thuhej në një pankartë të mbajtur nga punëtoret e seksit në qytetin gjerman. Bordelloja në Herbertstrasse është mbyllur që nga muaji mars dhe rebelimet e para tëë punëtoreve të seksit kanë nisur.
Shoqata e Punonjësve të Seksit, e cila organizoi protestën, thotë se mbyllja e vazhdueshme e ambienteve të licencuara po detyron disa prostituta të prostituojnë në rrugë, gjë që është e paligjshme dhe e rrezikshme për shëndetin.
“Prostitucioni nuk mbart një rrezik më të madh të infeksionit sesa shërbimet e tjera që kanë të bëjnë me trupin, siç janë masazhet, kozmetika apo edhe sportet e vallëzimit ose kontaktit”, tha shoqata në një deklaratë. “Higjiena është pjesë e biznesit në prostitucion”, theksohet më tej në deklaratë.
Burimi: top-channel.tv