Besimtarë të shumtë u mblodhën sot te “Shën Sofia” për të falur namazin e së premtes. Mes besimtarëve ishte edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili mbante një maskë të bardhë në fytyrë.
Lutjet e së premtes u mbajtën në ndërtesën ikonë të Shën Sofisë në Stamboll, për të parën herë që kur muzeu i famshëm u kthye në xhami nga Erdogan.
Grupet islamiste dhe myslimanët e devotshëm në Turqi kanë kërkuar prej kohësh që Shën Sofia të bëhej xhami, por laikët e kanë kundërshtuar me forcë një lëvizje të tillë, e cila u prit me kritika të ashpra edhe nëpër botë.
“Myslimanët janë të ekzaltuar, mezi po presin, të gjithë duan të jenë atje në momentin e hapjes”, tha guvernatori I Stambollit, Ali Yerlikaya. Struktura 1.5000 vjeçare, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNesco-s, u bë muze në 1934-tën nga Mustafa Qemal Ataturku.
Burimi: top-channel.tv