Foto/ Goditi me grushta fqinjin, kush është 51-vjeçari violinist që masakroi Nikolin Stakën sot në Tiranë

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, pasi një 56-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi u godit me grushte nga fqinji i tij Alban Meneri.

Burime për median bëjnë me dije se viktima Nikolin Staka ka ndërruar jetë si pasojë e hemorragjisë, si dhe trupi i pajetë është gjetur nga pronari i shtëpisë. Mësohet se Meneri ka punuar si violinist profesionist dhe pedagog, ku aktualisht punonte pranë RTSH.

Raportohet se 51-vjeçari ka pasur gjithmonë konflikte me komshinjtë e tij, pasi pretendonte pronësinë e një hapësire që përdorej për parkim nga ana e banorëve, arsye për të cilin kishte nisur edhe sherri me parukieren përballë pallatit, zënkë e cila solli reagimin e Stakës dhe më pas përplasjen fizike mes tij dhe Menerit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu