Në Fortuna Dusseldorf do të ketë ndryshime rrënjësore gjatë afatit kalimtar veror, pas rënies nga Bundesliga.
Prioritet do të jetë mbrojtja, e cila aktualisht është shumë e dobët.
Siç raporton “Kicker”, Fortuna Dusseldorf ka shprehur interesim për transferimin e Leart Paqaradës.
Mbrojtësi prishtinas është momentalisht pa skuadër pasi nuk vendosi të rinovojë me Sandhausenin.
Kështu që gjasat janë që Paqarada ta vazhdojë karrierën te skuadra nga Dyseldorfi.
Ndryshe, futbollisti i Kosovës ishte ndër më të mirët te Sandhauseni edicionin e kaluar, derisa në këtë skuadër ka luajtur në 152 ndeshje për gjashtë vite.