George Foreman, një emër i madh i boksit, tashmë në moshën 71-vjeçare, i ka sugjeruar Mike Tysonit, edhe ky një legjendë e ringut, që të tërhihet nga vendimi për t’iu kthyer boksit, pasi “ka bërë mjaft gjëra të mëdha” për këtë sport.
Tyson, 53 vjeç, zbuloi javën e kaluar se ai po stërvitet për një rikthim të bujshëm në ring në kuadër të një turneu bamirësie me duele me katër raunde.
Ish-kampioni absolut nuk ka luftuar që kur u mposht nga Kevin McBride 15 vjet më parë, por ka thënë se ai dëshiron të luftojë përsëri dhe “të bëjë para për të ndihmuar disa të pastrehë dhe “shkërdhata” të prekur nga droga, si unë”.
Por Foreman, i cili u bë kampioni më i vjetër i peshave të rënda kur ishte 45 vjeç, në vitin 1994, i është lutur Tysonit që të rishqyrtojë vendim e tij. Duke folur për World Boxing News, Foreman tha: “Tyson ka bërë mjaft gjëra të shkëlqyera për boksin. Nuk ka më nevojë për të tjera. Ai bën është pjesë e “Hall of Fame”, ishte një boskier i fortë”.