Fonseca tregoi suksese të mëdha me skuadrën e Shakhtar Donetsk, ku instalonte një stil loje të shkëlqyer, duke tërhequr vëmendjen e Romës.
Trajneri ka thënë se ishte ëndërr e tija që të udhëhiqte një skuadër të madhe evropiane, dhe Roma i bëri këtë ëndërr realitet.
“Kam qenë mjaftueshëm me fat që të bëhem ai që doja të bëhem”, ka thënë Fonseca.
“Si një djalosh, unë ëndërroja të isha futbollist dhe u bëra një i tillë. Pas kësaj, unë ëndërroja të bëhesha trajner dhe u bëra. Ëndërrova të drejtoj një klub evropian dhe po bëj një gjë të tillë. Në nivel profesional, ndihem i kënaqur”, ka shtuar trajneri i Romës.
“Tani ëndërroj të fitoj trofe të rëndësishëm, si Liga e Kampionëve apo ndonjë nga trofetë kryesor në Evropë, si ato italiane. Në përgjithësi, unë ëndërroj të jem i lumtur çdo ditë dhe të jetoj në paqe. Për mua, lumturi është të jem i lumtur edhe jashtë futbollit”, ka thënë mes tjerash Fonseca.
Fonseca synon që këtë edicion të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, edhe pse do ta ketë vështirë në garën me Atalanta.