Tre gjigantë evropianë në garë për James Rodriguez

0
Gjigandi

James Rodriguez pritet të largohet këtë verë nga Real Madridi dhe interesimi nga klubet e mëdha evropiane nuk mungon.

Ylli kolumbian ka kohë që nuk po luan me Los Blancos, pasi nuk pëlqehet fare nga trajneri Zinedine Zidane.

E ardhmja e tij pritet të jetë larg Santiago Bernabeu dhe klubet e interesuara nga Liga Premier dhe Serie A nuk mungojnë.

Klubet italiane, Interi dhe Milani tashmë kanë pyetur për kolumbianin, ndërsa së fundmi kanë rival edhe nga Liga Premier.

Sipas mediumit El Chiringuito, Manchester United ka pyetur për disponueshmërinë e Rodriguezit, pasi i intereson një transferim i tij këtë verë.

RonaTyra

Çmimi i yllit kolumbian thuhet se është rreth 25 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu