Roma nuk është dorëzuar në garën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Sa i përket titullit të kampionit, Roma nuk është pjesë e ekuacionit tash e disa xhiro, por synimi i tyre mbetet një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Lidhur me këtë ka folur edhe trajneri i skuadrës romake, Paulo Fonseca, i cili thotë se përkundër shkëputjes së Atalanta, skuadra shpreson për pozitën e katërt.
“Atalanta janë skuadër shumë e fortë dhe në formë të mirë. Por, unë besoj se ka akoma shpresë. Ne duhet të fokusohemi për t’i fituar ndeshjet tona, dhe vetëm pastaj të shohim se çfarë të tjerët bëjnë”, ka thënë Fonseca.
“Ne kemi krijuar shumë shanse dhe është pozitive. Jam optimist. Kemi shënuar 2 ndaj Sampdoria, në ndeshjen e parë pas rikthimit”, ka thënë mes tjerash trajneri i Romës.
Roma qëndron në pozitën e pestë, por janë me shpresën se mund të kapin Atalantan. Kryeqytetasit kanë 48 pikë, kurse skuadra nga Bergamo 54.