Flet Jose Mourinho: Nëse fitojmë ne, fiton edhe një shqiptar!

0
Flet Jose Mourinho: Nëse fitojmë ne, fiton edhe një shqiptar!
Gjigandi

Tiranë- Nesër zhvillohet në Tiranë finalja e Conference League. Roma përballet me Fejnord dhe do të tentojë të fitojë trofeun e parë pas shumë vitesh mungesë. Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka dalë përpara medieve shqiptare, ku ka folur për atmosferën, vendin tonë, pritshmëritë, sfidën, apo edhe për lojtarë të veçantë.

“Ne kemi mbërritur në fundin e rrugëtimit të këtij sezoni. Kishim dy finale për katër ditë. E para na mundësoi kualifikimin në Europa League, përmirësuam edhe renditjen tonë. E fituam finalen e parë, që ishte përfundimi i sezonit dhe arritja e objektivit tonë, por nuk ishte një finale për të shkruar historinë.Tirana? Kjo është një finale historike. Do të luajmë një finale pas shumë vitesh, por duhet të bëjmë të pamundurën për të shkruar historinë, pra të fitojmë finalen nesër. E hoqëm presionin shtesë, u kualifikuam në Europa League nga kampionati.

Unë dhe stafi teknik, prej ditës së premte nuk dolëm nga shtëpia, jemi mbyllur në Trigoria. Duhet të kemi edhe gëzim për të luajtur një ndeshje si kjo. Mkhitaryan u stërvit sot me skuadrën, në një seancë stërvitore shumë të vogël. Ishte e hapuar edhe për ju. I besoj shumë eksperiencës së tij, ai e njeh shumë mirë fizikun e tij. Në fund të stërvitjes më tha që ndihet mirë dhe është gati të luajnë finalen.

Ne kemi një lojtar shqiptar te Roma, Kumbullën dhe nëse fitojmë ne, atëherë edhe një shqiptar do të fitojë. Këndvështrimi i stadiumit është i gabuar dhe i parakohshëm. Kemi luajtur në Maqedoninë e Veriut, kur isha te Manchester United, ndërsa tani është Shqipëria që dëshiron të tregojë një pjesë të zhvillimit të saj. Stadiumi është vërtetë i mrekullueshëm dhe më vjen keq që nuk ka vend për më shumë njerëz,” tha Mou.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu