Një automjet përfshihet nga flakët në ecje e sipër në aksin Elbasan- Tiranë afër tunelit. Automjeti i përfshirë nga flakët ishte në ecje në vendin e quajtur Mamël jo shumë larg tunelit.
Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës i cili po mundëson shuarjen e flakëve.
Policia ndërkohë ka bllokuar qarkullimin e automjeteve deri në shuarjen e flakëve.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet që zjarri në automjet të jetë shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik nga një sforarje në ngjitje e automjetit gjatë rrugës.