Sot (e mërkurë) kanë qarkulluar një sërë lajmesh për arrestimin e këngëtares Fjolla Morina.
Avokati i saj, Fanol Krasniqi, në një prononcim për abc24.aln tha se ishte ndaluar nga policia pasi figuron që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.
Krasniqi tutje sqaroi se artistja u lirua menjëherë dhe se nuk kishte të bënte me një arrestim të 36-vjeçares.
Fjolla Morina (Foto: Instagram)
Këtë e ka konfirmuar edhe vet Fjolla në një reagim të bërë në rrjete sociale, ku shfaqet në lokalin e saj.
“Të dyqani jam”, ka shkruar ajo.
Fjolla Morina (Foto: Instagram)
Morina duhet theksuar se u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, meqenëse mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.
Ajo gjithashtu u shpall në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.
/abc24.al/
Fjolla Morina (Foto: Instagram)