Finalja e Ligës së Kampionëve me tifozë?

0
Gjigandi

Mbase edhe mund t’iu duket e çuditshme, por mund të ndodhë, ani pse kjo ide është vetëm në fillet e saj.

Komiteti ekzekutiv i UEFA-së do të mblidhet me datën 17 të këtij muaji ku do të diskutojë lidhur me shumë çështje të rëndësishme për futbollin, ndërsa synim kryesor do t’i kenë garat evropiane.

Së fundi, tabloidi gjerman “BILD” ka raportuar për një opsion të “FINAL 8”, i cili do të zhvillohej në Lisbonë të Portugalisë, por që është përmendur një ide ku parashihet prania eventuale e tifozëve në finalen e madhe, atë të Stambollit.

Gjithsesi, për këtë duhet një përgatitje e jashtëzakonshme sanitare, ani pse nuk do të ishte larg mendjes që një gjë e tillë të ndodhë njëmend.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu