Botërori “Katar 2022” nis më 21 nëntor

0
Gjigandi

Kampionati Botëror i vitit 2022 do të fillojë më 21 nëntor dhe do të mbyllet më 18 dhjetor. Lajmin e ka konfirmuar FIFA.

Stadiumi ‘Al Bayt’, një arenë me kapacitet prej 60 mijë spektatorëve që merr emrin dhe formën e tij nga çadrat tradicionale të përdorura nga popujt nomadë në rajonin e Gjirit, do të jetë stadiumi që do ta hap Botërorin, të hënën 21 nëntor 2022, në orën 13:00 me kohën tonë lokale.  

Kohët e fillimit të ndeshjeve për fazën e grupeve grup janë caktuar për në orën 13:00, 16:00, 19:00 dhe 22:00, ndërsa takimet e fundit në grup dhe faza e nokautit 18:00 dhe 22:00 (me kohën tonë lokale).

Stadiumi Ndërkombëtar ‘Khalifa’ do ta mirëpresë ndeshjen për vendin e tretë më 17 dhjetor. Finalja do të fillojë një ditë më vonë në orën 18:00 në ‘Lusail Stadium’ para një turme me 80 mijë tifozë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu