Durrësi i mbytur nga plehrat/ Prej disa ditësh pa pastruar, bllokohen edhe trotuaret

0
Gjigandi

Mëgjithëse të martën në Durrës u vu re një përmirësim me mbledhjen e mbetjeve në disa rrugë kryesore, ende në disa zona perfierike situata vijon të jetë e tillë me mbetje të pambledhura.

Trotuaret vijojnë të jetë të bllokuara, ku qytetarët jo vetëm s’kanë ku të kalojnë po detyrohet që të përballen me aromën e pakëndshme dhe ndotjen që është shkaktuar.
Një nga zonat që është përzgjedhur nga Bashkia e Durrësit, për tu pastruar nga mbetjet urbane është zona e plazhit, saktësisht lagja 13, e cila ka një numër të konsiderueshëm biznesesh. Siç mund të shihet këtu koshat janë pastruar, po ashtu janë hequr edhe mbetjet nga rruga dhe trotuaret.
Ashtu siç Top Channel raportoi një ditë më parë, kjo bashki do t’i rihedh përsëri mbetjet në vend grumbullim e Porto Romanos, deri në një zgjidhje përfundimtare që pritet të jetë një marrëveshje e nënshkruar për t’i hedhur ato në landfillin e Sharrës në Tiranë. /Andi Bora/

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu